Një boksier olimpik është përpjekur të përsëriste kafshimin e famshëm të Mike Tyson, duke tentuar të kafshojë kundërshtarin e tij gjatë përplasjes në peshat e rënda në “Tokio 2020”.

Youness Baalla nuk arriti të kalonte kundërshtarin e tij David Nykia, duke humbur që në të dy raundet e apra.

I irrituar nga kjo, marokeni u përpoq të kafshonte kundërshtarin Nykia, teksa ishin të shtrënguar me njëri-tjetrin.

Pamjet janë postuar gjerësisht në rrjete sociale dhe të gjithë po e krahasojnë me ndeshjen legjendare të 1997, ku Tyson kafshoi një pjesë të veshit të kundërshtarit të tij në ring “Evander Holyfield.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb