Pas rreth një muaj pushim, ditën e sotme Kuvendi do të hapë sot sesionin e VI-të të Legjislaturës së IX -të.

Siç u njoftua edhe dje, seanca plenare do të nisë në orën 17:00, ndërsa në rend të ditës janë parashikuar 5 pika.

1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
4. Miratimi i Programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
6. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: