Miley Cyrus është kthyer më energjike se asnjëherë duke hedhur bazat për një 2019 shpërthyese. Pasi ka lançuar “Nothing Breaks Like a Heart” me një topless social, ylli i pop-it tregon gjoksin zbuluar në “Saturday Night Live”. Një mënyrë për të mbajtur shtrënguar të fejuarin Liam Hemsworth, siç e zbulon vetë në Instagram.

Miley Cyrus është përqëndruar në promovimin e këngës të saj të fundit, e shkruar së bashku me Mark Ronson. Pasi e ka lançuar në rrjetet sociale, shoqëruar nga një foto topless, ish bad girl e ka sjellë këngën në skenën e “Saturday Night Live”.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mbi të gjitha një dekolte nudo, që tregonte plotësisht xhaketën e hapur. Edhe për performancën ‘e Krishtlindjeve’, në notat e ‘Happy Xmas’, Miley është shfaqur me një dekolte që i linte shumë pak vend imagjinatës.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb