Me vendimin e fundit kundër UEFA-s, klubet iniciuese për krijimin e Superligës Evropiane po riorganizohen për të paraqitur një projekt më ambicioz dhe që të miratohet nga të gjithë.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e kompeticionit të ri dhe raportohet se kanë kontaktuar më shumë se 50 klube që të bëhen pjesë e kësaj lige kontinentale.

Një version i ri është ngritur, në të cilin do të bëjë pjesë 60 deri në 80 klube, me jo të njëjtit pjesëtarë dhe me një minimum prej 14 ndeshjesh për skuadër në sezon dhe gjithashtu disa divizione.

Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo Super Ligë, sepse ende nuk dihet nëse klubet e propozuara kanë pranuar ose jo të jenë pjesë e këtij formati.

Kësaj here UEFA nuk mund të bëhet pengesë, pasi e pengon vendimi i gjykatës. Gjithsesi, organizmi i futbollit evropian po përdor disa krerë federatash, ku spanjolli Javier Tebas pohoi sërish se do të bëjë të pamundurën që klubet e La Liga-s të mos jenë pjesë e Superligës Evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb