Jeta e një bamirëseje si ajo e Nënë Terezës nuk ka qenë rrugë e lehtë dhe pa gjemba. Aktorja Catherine Salviat, një prej aktoreve më të mira franceze, këtë javë ka sjellë në teatrot e Parisit dhe Monakos një shfaqje për jetën e Nënë Terezës.

“Nënë Tereza – Hije dhe Dritë” është shfaqja nga Jowlle Fossier, e cila nga data 24 gusht ka filluar të shfaqet në Paris, fillimisht në Theatre du Lucernaire. Shfaqja është një zhytje në jetën e Nënë Terezës, siç shkruan në konceptin e shfaqjes.

E njëjta shfaqje është dhënë vitin e kaluar, në shtator, ndërsa po rikthehet në Paris, dhe sipas të gjitha gjasave edhe me rreth 40 shfaqje të tjera.

Aktorja Salviat, 70-vjeçare, ka fituar çmimin më të madh francez për aktoren më të mirë – Çmimin Moliere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: