TIRANE

Rikthimi i serialit hit shqiptar “Njerëz dhe Fate” është tashmë fakt i kryer. Disa ditë më parë aktori Arben Derhemi i cili luante rolin e Florit publikoi në rrjetet sociale një foto me Robert Ndrenikën, i cili luante rolin e babait të tij në serial, Durimi.

Që prej përfundimit të serialit, fansat e serialit kanë pritur që të rikthehet, me aktorët protagonistë që gjatë viteve e kanë pranuar se do donin po ashtu t’i riktheheshin roleve të tyre. Dhe më në fund dëshira u është plotësuar.

Derhemi ka publikuar një tjetër foto, ku ai shfaqet pranë Erës, motrës së tij në serial (Eni Jani Fuga) dhe dajës shef policie (Alfred Trebicka), ndërsa shkruan bashkëngjitur: “Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.

Seriali “Njerëz dhe Fate” filloi transmetimin e saj në TVSH në vitet 2002-2003 dhe “mbërtheu” para ekranit pafund shqiptarë që prisnin me ankth e frikë se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arben Derhemi (@arben.derhemi)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb