Teatri “Migjeni” rikthen pas shumë vitesh teatrin për fëmijë. Përmes një konference për shtyp, drejtoresha e teatrit, Rita Gjeka, së bashku me aktorët e rinj të teatrit kanë njoftuar më shumë entuziazëm për shfaqjen më të re, “Piter Pan”.

Kjo e fundit, një shfaqje e cila rikthen vëmendjen tek fëmijët, e përgatitur enkas për ta.

Sipas drejtores së teatrit, kjo shfaqje është një surprizë e përgatitur nga kasti i aktorëve të rinj, e cila pritet të ngjitet shumë shpejt në skenë.

“Piter Pan” vjen nën regjinë e Sara Smaja, e cila gjithashtu do të mbaj një ndër rolet kryesore të kësaj shfaqje për fëmijë.

Sipas drejtores Gjeka, është detyrë e teatrit të përgatis brezat e rinj, duke synuar sa më shumë afrimin e tyre në shfaqje. Ajo i cilëson shfaqjet teatrale si kohë të shpenzuara për mirë.

“Piter Pan” është vetëm fillimi i shfaqjeve për fëmijë në Teatrin Migjeni, ajo do të pasohet në vazhdim edhe nga ngjitje të tjera. Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë Sara Smaja, Jozef Shiroka, Nikolin Fërketa, Eder Boshnjaku, Kristiana Dodaj apo Aurora Llazani. /ATA/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: