Pas suksesit të sezonit të parë, programi “Dola te Ola” u rikthye mbrëmjen e kësaj të diele në ekranin e News 24.

Programi edhe këtë sezon të ri do të sjellë personazhe publikë nga të gjitha fushat, të cilët kanë dhënë kontribute të vyera në shoqëri.

Të gjithë personazhet e ftuar do të ulen në poltronin e verdhë dhe do të zhvishen nga petku që jemi mësuar t’i shohim. Ata do të vijnë te publiku ndryshe, ku do të kenë mundësinë të tregojnë me sinqeritet ndjenjat e tyre, dëshirat, pendesat apo pengjet, duke na dhuruar një rrëfim të rrallë për jetën e tyre.

Autorja dhe moderatorja Ola Bruko së bashku me vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, premtuan se edhe ky sezon i ri do të jetë plot me surpriza dhe emocione, me të ftuar
të veçantë, dhe sigurisht muzikë shumë të mirë.

Ashtu sikurse në sezonin e kaluar “Dola te Ola” do të vijë në ekranin e News 24, çdo të diel, në orën 20:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb