Australia është një kontinent shumë i veçantë nga të tjerat pasi përveç largësisë përballet dhe me probleme e fenomene shumë të ndryshme.

Në fillim zjarret, më pas përmbyjet, COVID-19 dhe tani sulmet nga peshkaqenët. 7 persona, përfshirë sërfistë apo zhytësa kanë humbur jetën si pasojë e peshkaqenëve në det.

5 persona kanë humbur jetën në bregdetin lindor kurse 2 në atë jugor. Kjo është shifra më e lartë që nga viti i largët 1934 teksa ky vit ende s’ka përfunduar.

Ekspertët kanë hedhur tezën se peshkaqenët po afrohen drejt brigjeve për shkak të krizës klimatike, dhe po eksplorojnë zona ku nuk kishin shkuar kurrë më parë duke ndryshuar edhe sjelljen e tyre për të gjuajtur prenë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb