Është hedhur në Nion të Zvicrës, shorti eliminator i Kampionatit Europian për ekipet kombëtare U-17. Shqipëria, është pozicionuar në grupin e katërt. Kundërshtarë të saj në këto eliminatore do të jenë Serbia, Italia dhe Maqedonia. Ndeshjet e fazës së parë, kualifikuese do të zhvillohen në Itali, në datat 26, 28 dhe 31 tetor të vitit të ardhshëm.

Dy nga këto skuadra pikërisht Italia dhe Serbia janë kualifikuar për në fazën elite round, të edicionit aktual të Kampionatit Europian. Italia u kualifikua e para në grupin e 12. Interesant është fakti se në këtë grup bënte përsëri pjesë Maqedonia, e cila u rendit e katërta. Serbia bënte pjesë në grupin e 5, ku u kualifikua si e dyta, pas Austrisë që zuri vendin e parë. Shqipëria bënte pjesë në grupin 1 dhe zuri vendin e fundit me 1 pikë pas Holandës, Zvicrës dhe Uellsit.

“Shorti sigurisht, nuk është i lehtë. Dy skuadrat e para janë favorite. Por ne do të punojmë fort gjatë kësaj periudhe që kemi në dispozicion për tu rritur dhe për të synuar më tepër. Do të jetë e vështirë por në futboll asgjë s’është e pamundur”-ka deklaruar pas hedhjes së shortit trajneri i U-17 Xhemal Mustedanagiç.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb