Lautaro Martinez u bë protagonist në sfidën e së dielësm teksa arriti të realizonte një supergol nga jashtë zonës, që i dha avantazhin ekipit zikaltër në sfidën e djeshme në San Siro e fituar nga skuadra e Simone Inzaghit 3-1.
Në përfundim të sfidës i lumtur u shfaq “El Toro” i cili theksoi se është ndihmuar nga të gjithë për të lënë pas momentin e vështirë që kaloi, nga mungesa e shënimit.
“Në pjesën e parë mund të bënim më shumë. Farris (zëvendës trajneri) na ka karikuar. A jam rikhyer? Kam kaluar një moment të vështirë, shpresoj gjithmonë që ta ndihmoj skuadrën dhe mendoj se e bëja diçka të tillë edhe kur nuk shënoja. Tani ndjehem mire fizikisht, por rikthem dalëngadalë të jem lojtari që keni parë sezonin e shkuar.