Ekspozita për librat e ndaluar në komunizëm që u hap në fund të muajit shkurt në Bibliotekën Kombëtare është rihapur në “Shtëpinë̈ me gjethe” në Tiranë.

Këtë herë, vetë librat e ndaluar mungojnë̈, por titujt e tyre i gjen në dokumentet e drejtorisë̈ së Përgjithshme të Arkivave, ku përfshihen vendimet e ndalimit dhe vjen përmbledhtas një histori censure, për libra, kartolina e përkthime, fshirjen e emrave të redaktorëve a përkthyesve.

Dëshmi të tilla ngjarjesh të rënda që kanë përfshirë̈ një̈ shoqëri, për ministren janë̈ nevojë për të ditur se çfarë̈ na mohohej. Përndryshe, janë̈ edhe shëmbëllesë̈ e së shkuarës në të tashmen në forma të reja. Ndaj t’ju ruajtur ripërsëritjes, kujdesi për kujtesën është parësor.

Në hapjen e ekspozitës dy javore, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha mungoi. Këtë ta martë, në bibliotekë është konfrimuar një rast pozitiv me Covid 19, ndërsa është bërë edhe dezinfektimi i godinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb