TIRANE- Pas një pause rreth dy mujore zbatimi i ligjit të vettingut, pjesë e reformës në drejtësi rikthehet sërish.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) do të mblidhet në datën 3 tetor për të zhvilluar seancën dëgjimore me gjyqtarin e gjykatës administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli.

Gjyqtari Ahmet Jangulli  është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupi gjykues i KPK do përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari.

Gjyqtari i Administratives do t’i nënshtrohet Vettingut për tre komponentë kryesorë siç janë pasuria, kriteri moral dhe aftësitë profesionale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb