Më në fund, Vllaznia arrin të bëjë dy fitore radhazi këtë sezon. Shkodranët gjejnë vazhdimësinë e shumë kërkuar, thyejnë Laçin me rezultatin minimal 1-0 duke u rifutur edhe një herë në garën për titull. Në “Loro Boriçi” u zhvillua një 90-minutësh i bukur për tu parë, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut. Ekipi i Bërdariç ishte superior duke iu afruar golit në më shumë se një herë, Aralica dhe Latifi ishin rrezik konstant.

Goli trepikësh erdhi me fillimin e pjesës së dytë, ku lëvizja e Bërdariç rezultoi fituese. Da Silva i sapo hedhur në fushë, pas vetëm një minute, në topin e parë që i erdhi në këmbë e dërgoi në rrjetë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Vllazninë që merr një trepikësh të artë duke ngushtuar diferencën me Tiranën në 5 pikë. Mirel Josa pëson në këtë mënyrë humbjen e parë në krye të Laçit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: