Eden Hazard ishte investimi më i madh i Real Madrid këtë merkato vere, një lojtar që i kushtoi arkave të klubi mbi 100 milion euro. Fantaziti belg prej kohësh kërkohej me insistim nga presidenti Perez dhe trajneri Zidane, por vetëm këtë verë arritën t’ia rrëmbenin Chelsea. Ndryshe nga se pritej, Hazard hasi shumë vështirësi të përshtatej me “mbretërorët”. Forma e tij fizike, kilogramët e tepërt, bënë që blerja më e bujshme të vihej në pikëpyetje. Javë pas jave, Hazard fitoi më shumë minuta, më shumë besim, dhe tashmë arrin të pushtoj faqet e para të mediave spanjolle.

As
As

Në sfidën kundër Eibar, Hazard dhe pse nuk arriti të shënoj, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes: “Rikthehet më në fund Hazard”, ky është titulli i të përditshmes “AS”.

Marca
Marca

“Hazard fillon të lë gjurmë te rëndësishme te Real Madrid”, shkruan Marca duke i bërë jehonë asaj që Hazard dhuroj në sfidën e fundit në La Liga kundër Ebiar, një transfertë të cilën Reali i fitoi me “poker” golash duke kapur Barcelonën në krye të tabelës së klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: