Flokët janë gjysma e bukurisë. Dobësimi dhe rënia e flokëve shkaktojnë stres psikologjik pikërisht për shkak të efektit të tyre në pamjen e jashtme. Flokët konsiderohen një pjesë thelbësore e identitetit si për gratë, për të cilat shpesh përfaqësojnë feminilitetin dhe atraktivitetin, ashtu edhe për burrat që zakonisht i lidhin flokët me të qenurit i ri dhe energjik. Pra rënia e flokëve është një cështje e ndjeshme për të dy gjinitë. Për ata që e vuajnë mund të shoqërohet me humbje të kontrollit dhe ndjenjat e vet izolimit. Këta persona mendojnë se duken më të vjetër në moshë dhe më pak tërheqës për të tjerët. Këto simptoma janë më të rënda në fillimet e rënies së flokut. Cdo njeri ka mesatarisht 100. 000 -150. 000 fije floku dhe cdo ditë bien mesatarisht 100 fije floku dhe po aq fije të reja dalin cdo ditë. Rallimi i flokëve fillon kur ky ekuilibër mungon.

Shërbimi më i ri i ofruar në Klinikën Dermo-Estetike Anassa, transplanti i flokëve me teknikën inovative Micro F.U.E., i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë & në një proçedurë të vetme, rënies së flokëve.
Metoda Micro F.U.E. e transplantit të flokëve konsiston në marrjen e rrënjës së flokut në zonat me më tepër flokë nëpërmjet një pajisje të specializuar(punch) dhe më pas implantimin e këtyre rrënjëve në zonat ku mungojnë flokët.

65606838 1102815973241530 1081460932497899520 N

Micro F.U.E. është një teknikë kirurgjikale mini-invazive e cila realizohet nëpërmjet motorëve Micro F.U.E me diametër 0,6 – 0,9 mm.

Avantazhet e kësaj procedure:
• Prerja e flokëve para proçedurës, e panevojshme
• Rezultate natyrale – Flokët e implantuar merren nga vetë pacienti
• Proçedure mini-invazive & pa dhimbje – Realizohet nën efektin e anestezisë lokale & pa prerje të skalpit para implantimit
• Procedurë e personalizuar – Sipas tipologjisë së flokut të pacientit
• Rezultate të garantuara – Floku ekstraktohet së bashku me gjendrat e sebumit, prandaj ruhen paramentrat vitalë të tij edhe pas implantimit
• Kohë minimale rekuperimi – Pacientët mund t’i kthehen aktiviteteve të përditshme vetëm 3 ditë pas procedurës
• Pa prerje, pa qepje, pa shenja – Incizionet në lëkurë janë me diametër <0.9 mm

Proçedurë e sigurt & rezultate të garantuara sajë përkushtimit maksimal & profesionalizmit të stafit të kualifikuar të mjekëve specialist duke filluar nga marrja e anamnezës nga mjeku i përgjithshëm, konsulta me mjekët dermatologë për të përjashtuar patologjitë e mundshme të flokut & skalpit, konsulta e specializuar me mjekët anestezistë si dhe sajë asistencës së kualifikuar të stafit infermieror nën drejtimin përgjatë gjithë proçedurës të Dr. Shk. Onur Gürcan Ergen, specialist për transplantin e flokëve.

Mjeshtëria e kirurgëve bazuar në dije të thelluara, eksperiencë shumëvjecare, teknika të fjalës së fundit në fushën e kirurgjisë estetike, kombinuar këto me ndjeshmërinë e spikatur ndaj të bukurës, lejojnë kirurgët tanë të realizojnë Transplant të flokëve me rezultate maksimale, që do të thotë flokë natyral dhe të përhershëm, duke vënë në dukje më të mirën te ju.

Rezervoni takimin tuaj në numrin: 04 23 90 000 pranë klinikës Dermo Estetike dhe Kirurgjikale Anassa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb