Rusia ka shënuar 36, 339 raste të reja me koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin  e përgjithshëm në 8, 131, 164 të prekur.

Autoritetet theksojnë se ky është një rekord i rastesh që nga fillimi i pandemisë.

Sipas qendrës së krizës rritja e infeksioneve të reja është në nivelin 0, 45 %.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i viktimave nga COVID në 24 orë është 1, 036. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 227, 389 pacientë.

Aktualisht 812, 168 pacientë janë ende në trajtim.

Kujtojmë se si pasojë e rritjes së rasteve autoritetet rikthyen një pjesë të mirë të masave kufizuese.

Presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi se do të ketë mbyllje një javorë , nga 30 tetori deri më 7 nëntor për të parandaluar përhapjen e Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb