U largua me shume klas, duke fituar duartrokitjet e opinionin sportiv, në fakt ishte një vendim surprizë, pasi Teuta ishte ende në garë. Edi Martini befasoi sërish, këtë herë duke pranuar ftesën e presidentit Hasanbelliu për tu rikthyer në krye të durrsakëve 3 javë pas largimit.

Tekniku shkodran, në një intervistë live për “News24”, në emisionin “Sport News”, të moderuar nga Enxhi Biba, foli për këtë lëvizje, zbuloi arsyet pse pranoi këtë ftesë. Martini zbuloi ndër të tjera, edhe planin e ri të Teutës, lëvizjet e mundshme në tregun e transferimeve dhe çfarë pret nga ekipi.

A mundet ky grup të rivalizojë sërish për titullin kampion? Martini foli edhe për garën në këtë pikë të sezonit ku në fundjavë përballet me kryesuesit e Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: