Me sa duket me lehtësimin e masave ndaj pandemisë dhe rikthimin e lëvizjes, rikthehen dhe dashuri apo miq të vjetër. Kështu thotë parashikimi i horoskopit për këtë javë i përgatitur nga astrologu Jorgo Pulla.

Nga financat, tek puna dhe vendimet e rëndësishme, lëvizjet e dy planeteve, marsit dhe mërkurit sjellin ndryshime tek ju. Ja parashikimi.

DASHI
Dash të dashur, java “hapet” me hyrjen e Mërkurit në shenjën e binjakëve në 11 maj dhe sjell lehtësi në komunikim, zhvendosjet dhe në çdo gjë që lidhet me tregtinë. Me siguri mund të ekzistojnë disa pengesa në fusha të mësipërme, por do të jetë e lehtë t’i sistemoni falë talentit tuaj komunikues. Hyrja e Marsit në shenjën e peshqve më 13 maj bashkë me fillimin e rrugëtimit të kundërt të Afërditës në të njëjtën shenjë, tregon se fillon një periudhë gjatë së cilës të tjerët do të preferojnë të shprehin ankesat që kanë për ju prapa krahëve dhe jo në fytyrë. Shmangni t’u tregoni besim personave ndaj të cilëve intuita ju thotë të ruani distancë.

Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës nga 13/5 në shenjën e binjakëve është fakt dhe veçanërisht për çështjet tuaja sentimentale. Një person nga e kaluara ka mundësi të rishfaqet në jetën tuaj, nëpërmjet personave të rrethit tuaj ose të njohurve të përbashkët. Këndi negative i Afërditës me Neptunin ju thotë të mos investoni në fjalë, por vetëm në vepra. Nëse ndodheni në një lidhje, shmangni të bëni çdo gjë që do mundej t’ju vendosë në rrezik.

Puna dhe Ekonomia: Këtë javë do të jetë e lehtë të zgjidhni çdo gjë që lidhet me çështjet profesionale, duke përdorur aftësitë tuaja komunikuese. Nuk përjashtohet t’ju vijnë informacione që lidhen me punën ose një propozim për punën nëpërmjet të njohurve, afërmve, akoma dhe komshinjve! Për sa i përket fushës ekonomike, këtë javë do duhet të jeni të kujdesshëm pasi këndi i vështirë i Afërditës me Neptunin tregon se mund të josheni drejt blerjeve të tepërta dhe të shtrenjta.

DEMI
Ju Dema këtë javë do ta shihni veten duke menduar rreth mjaft çështjeve ekonomike dhe hyrja e Merkurit në shenjën e binjakëve në 11 maj do të sjellë informacione të reja për to. Një vizitë tek financier juaj mund t’ju jetë e nevojshme, pasi Merkuri në këtë shenjë do ta bëjë të domosdoshme zgjidhjen e disa çështjeve të pazgjidhura në fushën ekonomike. në 13/4, marsi do të hyjë në shenjën e peshqve duke krijuar mundësi për takime me shokë por edhe mundësi për mosmarrëveshje me personat e rrethit tuaj shoqëror.

Dashuria: Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt në shenjën e Binjakëve në 13/5 duke krijuar kushte favorizuese për të kthyer në jetën tuaj një person të kaluarës. Nëse diçka e tillë nuk është në planet tuaja direkte, shmangni sjelljet që do mund të interpretohen ndryshe nga një person që ju intereson. Këndi i vështirë i Afërditës me Neptunin do të ndodhet akoma në fuqi dhe ju thotë të jeni shumë të kujdesshëm në ato që premtoni dhe që lini për të kuptuar dikush që ju intereson. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ose një kontakt thelbësor me partnerin tuaj, do t’ju ndihmojë të mbështesni më shumë bazat e lidhjes tuaj.

Puna dhe Ekonomia: Bisedimet për çështje ekonomike do të përbëjnë një pjesë të pandarë të përditshmërisë tuaj profesionale pasi hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve do ta kthejë vëmendjen tuaj në to. Në kombinim me rrugëtimin e kundërt të Afërditën në të njëjtën shenjë në 13 maj, këtë periudhë e bëjnë ideale aktivizimin për të fituar paratë që ju përkasin. Java nuk është ndihmuese për të bënë hapje të reja ekonomike ose lëvizje të rrezikshme, por është shumë ndihmuese për të mbyllur çështje të së kaluarës.

BINJAKËT
Ju binjakë të dashur, këtë javë do të jeni protagonist në ngjarje astrologjike pasi në 11 maj, mërkuri kalon në shenjën tuaj dhe sjell në dukje rrjedhshmërinë në të shprehurin tuaj, në aftësitë tuaja komunikuese por edhe në mjeshtërinë komunikuese e cila do t’ju ndihmojë veçanërisht me sistemimet e çështjeve profesionale dhe personale. Më 13 maj, veç fillimit të rrugëtimit të kundërt të Afërditës në shenjën tuaj, kemi dhe hyrjen e Merkurit në shenjën e peshqve, që tregon se duhet të ktheni vëmendjen tuaj në çështjet profesionale.

Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës në shenjën tuaj nga data 13/5, tregon se çështjet tuaja sentimentale do të luajnë një rol protagonist në jetën tuaj, jo vetëm për këtë javë por edhe për periudhën e ardhshme. Nëse jeni beqarë, mundësitë për të pasur kthime personash nga e kaluara rriten me përparimin gjeometrik, por bashkë me to do të rriten dhe mundësitë për zgjedhje të gabuara. Në këtë do të luajë rol të rëndësishëm këndi negative i Afërditës me Neptunin, i cili ju fton të jeni të kujdesshëm dhe korrekt në çështjet tuaja sentimentale, për të shmangur zbukurimin e situatave dhe të “bini në kurth” për të bërë zgjedhje të gabuara.

Puna dhe Ekonomia: Në 13/5, Marsi do të kalojë në shenjën e peshqve duke krijuar aksion në ambientin tuaj profesional. Nëse përdorni aftësitë tuaj komunikuese të cilat tashmë me hyrjen e mërkurit në shenjën tuaj në 11/5, do të bëhen më të theksuara dhe efektive, atëherë do ta ktheni këtë aksion nën fitimin tuaj. Persona të cilët do të përpiqen t’ju nevrikosin duke krijuar debate dhe kundërshtime në punë, nuk përbëjnë ndonjë skenar fantastiko-shkencor. Nëse nuk humbisni durimin tuaj atëherë është e sigurt se do të dilni të fituar.

GAFORRJA
Gaforre të dashura, java fillon me hyrjen e mërkurit në shenjën e binjakëve duke treguar se gjatë saj, do të ekzistojnë veprime prapa krahëve, ose nga ju, ose nga persona me të cilët shoqëroheni. Do duhet të jeni të kujdesshëm dhe të ruani notat tuaja nëse nuk dëshironi të “dalin në shesh” tema personale, lëvizje profesionale dhe çdo gjë tjetër që ju intereson ta mbani sekret. Në 13/5, përveç rrugëtimit të kundërt të Afërditës në shenjën e Binjakëve, kemi dhe hyrjen e Marsit në shenjën e peshqve. Marsi në këtë pozicion tregon se aktivitetet në natyrë ose vetëm ose me shoqëri, do të përbëjnë një periudhë të ardhshme jashtëzakonisht relaksuese për ju. Shmangni grindjet që mund të rezultojnë me personat e rrethit tuaj për shkak të mendimeve të ndryshme.

Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës në shenjën e Binjakëve nga data 13/5, do të sjellë për ju kujtime nga një lidhje e të kaluarës dhe ka shumë mundësi të sjellë, përveç kujtimeve dhe protagonistin e atyre kujtimeve! Nëse jeni ju ai që dëshiron t’i kthejë pas, tani është periudha e duhur për tu përpjekur. Sigurisht do duhet të mbani mend se Afërdita vazhdon të takohet me Neptunin në kënd të vështirë, i cili do të idealizojnë çdo çështje sentimentale dhe kjo është diçka që ka nevojë për kujdes. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, përqendrohuni në të dhe mbyllini veshët ndaj sirenave të kaluarës.

Puna dhe Ekonomia: Këtë javë ka mundësi të shfaqen disa çështje të vjetra profesionale të cilat kanë nevojë të sistemohen për të mos vazhduar të rrinë pezull. Një udhëtim pune është një skenar i mundshëm si gjithashtu dhe komunikimi për një çështje pune me një person që ndodhet në një qytet tjetër, ndoshta dhe në një shtet tjetër. Në çdo rast, fusha profesionale do të ofrojë të reja këtë javë, pasi do të ketë shumë lëvizshmëri.

LUANI
Luanë të dashur, java fillon me hyrjen e mërkurit në shenjën e binjakëve dhe nga pozicioni i ri do t’ju ndihmojë të komunikoni më mirë me personat e rrethit tuaj shoqëror dhe të zgjidhni disa çështje që ishin shfaqur në lidhje me ta. Në 13/5, përveç fillimit të rrugëtimit të kundërt të Afërditës në shenjën e binjakëve, kemi dhe hyrjen e Marsit në shenjën e peshqve. Marsi në këtë shenjë akumulon ose “zgjon” çështje të kaluarës për ju dhe kjo do të bëhet akoma më e theksuar me rrugëtimin e kundërt të Afërditës. Rëndësi të veçantë do të fitojnë çështjet ekonomike dhe ato sentimentale, të cilat kanë nevojë për kujdes periudhën e ardhshme.

Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës nga 13/5 tregon se ka mundësi të tërheqë interesin tuaj një person nga e kaluara, me të cilin keni ruajtur qoftë dhe një lidhje të ashtuquajtur shoqërore. Këndi negative i Afërditës me Neptunin do të jetë në fuqi dhe këtë javë dhe ju thotë të jeni të kujdesshëm me premtimet e mëdha, pasi do të jetë e vështirë të përmbushen. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, shmangni të ktheheni në tema që janë shfaqur midis jush në të kaluarën dhe ju kishin çoroditur.

Puna dhe Ekonomia: Këtë javë do duhet të shihni çdo gjë që lidhet me punën tuaj për të mos bërë ndonjë gabim. Nëse keni program shumë të ngjeshur në nivel profesional, të mbani mend se nga data 13 maj do të jetë më e lehtë ta sistemoni dhe të mos e lini t’ju stresojë. Hyrja e Marsit në shenjën e peshqve, ju kthen vëmendjen tuaj në çështjet ekonomike por dhe në marrëveshje midis kolegësh. Do duhet të keni ndërmend se disa tema që lidhen me punën ka mundësi të bisedohen, por do të ekzistojnë dhe disa të tjera të cilat do të kuptohen.

VIRGJËRESHA
Virgjëresha të dashura, nga kjo javë interesi juaj do të jetë në çdo gjë që lidhet me punën dhe figurën që përcillni në ambientin tuaj profesional. Hyrja e Mërkurit në shenjën e Binjakëve në 11/5, por edhe rrugëtimi i kundërt i Afërditës në të njëjtën shenjë në 13/5, tregojnë se periudhën e ardhshme do të ekzistojnë mundësi për sqarime me “përmbajtje profesionale” dhe disa prej tyre mund të mos jenë shumë të këndshme, por mund të jenë të nevojshme. Në 13/5 kemi dhe hyrjen e Marsin në shenjën e peshqve që do të krijojë terren të përshtatshëm për tensionet midis kolegësh. Kushtojini vëmendjen e duhur çdo gjëje që lidhet me punën, pasi zhvendosjet planetare dhe këndet e kësaj jave mund t’ju ndikojnë drejt për së drejti.

Dashuria: Afërdita fillon me rrugëtimin e kundërt të saj në shenjën e binjakëve në 13/5 dhe bashkë me të mund të sjellë një romancë shpirtërore, e cila kishte “lulëzuar” në një ambient pune. Do duhet të jeni shumë të kujdesshëm në mënyrën sesi përballeni me historitë e të kaluarës pasi katrori i Afërditës me Neptunin tregon se disa nga ato histori, do të vijnë për t’ju ngatërruar. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, nga data 13 maj kur do të kalojë Marsi në shenjën e peshqve, klima midis jush dhe partnerit tuaj, mund të bëhet “luftuese”. Kjo mund të japë shumë shkaqe për tensione por do të japë dhe shumë arsye për t’u afruar, me plot kuptimin e fjalës.

Puna dhe Ekonomia: Këtë javë por dhe periudhën e ardhshme, në vija të përgjithshme do të hasni dilema në lidhje me punën tuaj, të cilat mund t’ju ngatërrojnë dhe si përfundim t’ju çorientojnë. Mbani vesh në rast se dëgjoni premtime të mëdha profesionale dhe preferoni të aktivizoheni në një ambient të sigurt që nuk premton shumë, përveç se një ambienti me premtime imagjinare të cilat dyshohet se do të përmbushen. Nga 13/5 me hyrjen e Marsit në shenjën e peshqve do të ekzistojnë arsye për tension me kolegët tuaj. Nëse do t’i zgjidhni ose nëse do “i fryni zjarrit”, do të varet më së shumti nga qëndrimi juaj.

PESHORJA
Të dashura Peshore, këtë javë do të shihni veten duke menduar një person të kaluarës dhe sa kalojnë ditët ka shumë mundësi që kjo të bëhet edhe më e fortë. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 11/5 por edhe rrugëtimi i kundërt i Afërditës në të njëjtën shenjë nga 13/5, tregojnë se do të jetë e lehtë të hapet një “kanal komunikimi” me lidhjet e të kaluarës, romanca dhe flirte. Personat e rrethit tuaj do të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë. Në datë 13 maj, Marsi kalon në shenjën e Peshqve duke krijuar shumë detyrime dhe punë të përditshmërisë, të cilat mund t’ju lodhin.

Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës nga 13/5 në shenjën e Binjakëve tregon se jeta juaj sentimentale dhe çdo gjë që lidhet me të, do t’ju shqetësojë shumë këtë javë. Ka mundësi të krijohen disa mundësi për t’u afruar me një person të kaluarës, por do duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen që do të bëni. Katrori i Afërditës me Neptunin vazhdon të ndikojë duke “veshur me pluhur magjik” çdo gjë që lidhet me fushën sentimentale, ndaj dhe nevojitet të mos ndikoheni nga ajo. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, mos lejoji që tregues të jashtëm të përfshihen në të, pasi mund të ekzistojnë disa çështje midis jush.

Puna dhe Ekonomia: Këtë javë ka mundësi të keni mjaft çështje pune të lëna pezull dhe që duhet të realizoni, pasi hyrja e Marsit në shenjën e peshqve në 13/5 krijon një lëvizshmëri të theksuar në përditshmërinë tuaj. Përpiquni të mos nxitoheni pasi dhe kjo do të rrisë mundësitë për të bërë ndonjë gabim. Tensionet midis personave që punoni janë të mundshme, por mos u jepni shumë rëndësi pasi janë “momentale”.

AKREPI
Për ju akrepa, këtë javë ka mundësi të rrotullohen në mendjen tuaj kujtime të cilat lidhen me situata dhe persona të kaluarës. Hyrja e mërkurit në shenjën e Binjakëve në 11/5 por edhe rrugëtimi i kundërt i Afërditës në të njëjtën shenjë nga 13/5, hapin çështje të kaluarës të cilat qëndronin pezull deri tani. Në 13/5 Marsi ndryshon shenjë dhe kalon në atë të Peshqve duke treguar se nga kjo javë do të aktivizoheni veçanërisht në çështje që lidhen me jetën tuaj personale.

Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës në shenjën e Binjakëve nga data 13/5 do të krijojë një klimë nostalgjike e cila mund të na shtyjë dhe të na bëjë të mendojmë përsëri një person të kaluarës. Këndi negative i Afërditës me Neptunin që vazhdon të ndikojë, tregon se ka mundësi të mendoni të gjitha elementet pozitive të kësaj lidhje duke parashikuar ato negativet, diçka që nuk do t’ju ndihmojë në zgjedhjen tuaj. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, aktivizohuni bashkë me partnerin tuaj në angazhime të përbashkëta, pasi vetëm kjo do të jetë e mjaftueshme për t’ju ngritur humorin.

Puna dhe Ekonomia: Këtë javë do të keni tendencën të “zgjoni” çështje të kaluarës dhe në fushën profesionale dhe kjo mund të “ndezë” dhe disa debate që keni pasur me një kolegun tuaj ose me ndonjë person që bashkëpunonit. Rrugëtimi i kundërt i Afërditës tregon se do të rishfaqen disa çështje ekonomike të kaluarës. Nëse prisni nga diku disa para, tashmë do të fillojë një periudhë e përshtatshme për të bërë përballjet e nevojshme, për t’i marrë mbrapsht.

SHIGJETARI
Të dashur Shigjetarë, ju, këtë javë do t’ju shqetësojnë veçanërisht çështjet tuaja personale por dhe lidhjet tuaja profesionale, pasi hyrja e mërkurit në shenjën e binjakëve në 11/5 tregon komunikim, kontakte dhe bisedime me shumë persona. Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt në shenjën e Binjakëve në 13/5 duke sjellë përsëri në të tashmen propozime profesionale të kaluarës. Në të njëjtën ditë kemi dhe hyrjen e marsit në shenjën e peshqve, e cila tregon se përveç çështjeve profesionale, do t’ju shqetësojnë dhe disa punë të vogla ose detyrime që lidhen me shtëpinë tuaj. Tani është java ku do duhet të ngrini mëngët dhe të rrisni shpejtësinë për t’i arritur të gjitha.

Dashuria: Afërdita fillon rrugëtimin e kundërt të saj në datë 13 maj dhe tregon se lidhjet e të kaluarës do të vijnë përsëri në të tashmen. Përmendje të veçantë do të kenë personat me të cilët ekzistojnë disa gjëra të “pazgjidhura” dhe nuk është mbyllur plotësisht një lidhje që ka ekzistuar midis jush. Nëse keni gjetur tashmë partnerin tuaj, shmangni çdo gjë që do mundej t’ju ekspozojë përpara tij, nëse do arrinte në veshin e tij. Në rast se jeni beqarë dhe keni për të zgjedhur midis një personi të kaluarës dhe një të tashmes ose të ardhmes, katrori i Afërditës me Neptunin ndodhet akoma në ndikim dhe ju thotë të mos stimuloheni nga këto që dëgjoni por vetëm nga ato që shihni.

Puna dhe Ekonomia: Komunikimi me një person që do mundej të ekzistonte një bashkëpunim midis jush është shumë i mundshëm këtë javë, ashtu si edhe komunikimi për çdo gjë që lidhet me punë të mbetura pezull. Gjatë sistemimit të çështjeve tuaja profesionale, do duhet të keni më të kujdesshëm pasi dhe katrori i Afërditës me Neptunin por edhe hyrja e Marsit në shenjën e Peshqve, tregojnë se lëvizjet tuaja mund të shkaktojnë reagime tek të tjerët.

BRICJAPI
Bricjapë të dashur, këtë javë do të shihni veten duke menduar më shumë rreth  çështjeve të punës dhe gjëra që lidhen me përditshmërinë tuaj, se çdo gjë tjetër. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 11/5 tregon se kjo javë është e duhura për të kaluar nga mendimet në veprime dhe të sistemoni detyrime në punë dhe gjëra që duhet të bëni. Afërdita fillon rrugëtimin e kundërt të saj në 13/5 dhe ju kthen vëmendjen jo vetëm në çështje profesionale të mbetura pezull por edhe në ato sentimentale. Në datë 13 Maj kalon Marsi në shenjën e Peshqve duke treguar se kontaktet me persona të ambientit tuaja mund të fshehin tensione…

Dashuria: Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt në 13/5 dhe hap përsëri çështje sentimentale nga e kaluara dhe tema të pazgjidhura që kanë ekzistuar në ato. Kontakti me një person që ndodhet në ambientin tuaj të punës do të kalojë në një gradë nivel tjetër dhe nuk përjashtohet të krijohet një romancë sentimentale midis jush. Mirë do të ishte të jeni të kujdesshëm në mënyrën sesi do ta menaxhoni, pasi dhe katrori i Afërditës me Neptunin ndodhet akoma nën ndikim dhe mund të zbukurojë një situatë në jetën tuaj sentimentale dhe të mos ju lërë të shihni “kurthet”.

Puna dhe Ekonomia: Kjo javë interpretohet e theksuar në nivel profesional pasi do të sjellë shumë punë dhe detyrime, duke ju treguar se aktivizimi në punë të periudhës së kaluar vazhdon i pandryshueshëm. Këto ditë sigurisht, do duhet të jeni më të kujdesshëm për të mos bërë ndonjë gabim nga nxitimi ose nga pakujdesia juaj. Katrori i Afërditës me Neptunin tregon se do të jetë e lehtë të josheni dhe kjo mund t’ju drejtojë në një radhë gabimesh në punë.

UJORI
Për ju Ujorë, kjo javë fillon me hyrjen e Mërkurit në shenjën e Binjakëve e cila hap dyert në çështjet e fushës sentimentale, të cilat do t’ju shqetësojnë jo vetëm këtë javë por edhe periudhën e ardhshme në vija të përgjithshme. Në 13/5 Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt në të njëjtën shenjë duke sjellë pas dashuri nga e kaluara, ish-a të harruar por edhe flirte të cilat për ndonjë arsye nuk u zhvilluan! Në datë 13 maj kalon Marsi në shenjën e Peshqve dhe nga kjo shenjë ju rekomandon të jeni veçanërisht të kujdesshëm me çështjet ekonomike, për të mos bërë lëvizje të cilat do mund t’ju nxjerrin nga përllogaritjet.

Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës nga 13/5 në shenjën e Binjakëve tregon se fusha sentimentale do të japë “material” për të biseduar periudhën e ardhshme. Kthimi i një personi nga e kaluara është një skenat shumë i mundshëm, por gjithashtu ka mundësi që ju të filloni të mendoni një person me të cilin keni pasur një lidhje. “Rikthimet” shpirtërore favorizohen këtë periudhë edhe pse do duhet të jeni të kujdesshëm me zgjedhjen që do të bëni, pasi dhe katrori i Afërditës me Neptunin është akoma në ndikim dhe mund t’ju turbullojë gjykimin tuaj.

Puna dhe Ekonomia: Detyrime profesionale nuk do t’ju marrin vëmendjen këtë periudhë pasi mendja juaj do të ndodhet në çështje personale. Pavarësisht kësaj, do duhet të jeni të kujdesshëm me çdo gjë që përfshin dhe në çështje ekonomike, pasi hyrja e Marsit në shenjën e Peshqve në 13/5 mund të rrisë shpenzimet tuaja! Përpiquni të menaxhoni më mirë çështjet ekonomike të lëna pezull këtë javë, për të pasur një figurë më të mirë në arkën tuaj.

PESHQIT
Peshq të dashur, ju, këtë javë ju do të shihni se do të doni të qëndroni në shtëpi pasi qëndrimi në “strehën” tuaj do t’ju ofrojë qetësi dhe çlodhje. Hyrja e Merkurit në shenjën e binjakëve në 11/5 tregon se nuk do të kërkoni vetëm qetësinë në shtëpinë tuaj, por mirë do të ishte të merreni dhe me disa punë që kishin mbetur pezull dhe lidhen me të. Disa ditë më pas, në 13/5, Afërdita fillon rrugëtimin e kundërt të saj në shenjën e Binjakëve duke sjellë kujtime nga persona të kaluarës. Të njëjtën ditë Marsi do të hyjë në shenjën tuaj duke treguar se periudhën e ardhshme do të jeni veçanërisht aktiv në çdo gjë që ju intereson.

Dashuria: Këtë javë ka mundësi të hasni dilema për sa i përket fushën sentimentale dhe nuk përjashtohet të mendoni shumë rreth një lidhje që keni pasur në të kaluarën. Një takim me një person që ju intereson mund të tregojë fillimin e një romance ose rigjallërimin e një lidhjeje të vjetre. Nuk do duhet të harroni se katrori i Afërditës me Neptunin vazhdon të ndikojë, kështu që mirë do të ishte të mos shtyheni drejt përfundimeve të shpejta, pasi që kjo javë nuk do t’ju dërgojë në të duhurat. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, do duhet të jeni të kujdesshëm, pasi do të keni tendencën të nevrikoseni lehtë dhe kjo është diçka që mund të krijojë reagime midis jush dhe partnerit tuaj.

Puna dhe Ekonomia: Hyrja e Marsit në shenjën tuaj në datë 13 maj tregon se periudha e ardhshme do të jetë e përshtatshme për debate me persona të ambientit tuaj të punës. Mendimet e ndryshme por edhe mënyra e ndryshme sesi i menaxhoni çështjet e punës, mund të krijojnë kundërshtime midis jush. Ajo që do duhet të bëni për të mos dilni të dëmtuar nga to, është të ruani qetësinë tuaj, akoma dhe nëse e dini se keni të drejtë. Mos lini nervozizmin tuaj të “vjedhë” shfaqjen, pasi do të përbëjë “kënaqësinë” e disave.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb