TIRANË

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, nënkryetarja e PD-së Grida Duma u shpreh se duhet të ridiskutohet dënimi me vdekje. Duke folur mbi ngjarjen e rëndë në Grecalli të Fieri, Duma tha se shërbimi i shëndetit mendor nuk ekziston, kemi institucione, por jo shërbime.

Ngjarja e rëndë në Fier…
Është në ato momente që e keqja është aq e madhe sa nënat nuk arrijnë të shohin lajmin. Është një propozim para se të ndodhte kjo tragjedi, për shkak të varfërisë së gjatë, mungesës së vlerave rriten sëmundjet mendore. Një gjë është e qartë, shërbimi i shëndetit mendor nuk ekziston, kemi institucione, por jo shërbime. Ti lëmë investimet e tjera, të investojmë të njerëzve, ka nëvojë për shërbime në këtë vend. Jemi një shoqëri që nuk e pranojmë sëmundjen mendore.

 

Po kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje…
E kam thënë, i di rregullat e BE, dënimi me vdekjet ka qenë kushtëzim por duhet të ridiskutohet kjo gjë. Kur kemi të bëjmë me sëmundje në këto nivele dhe kur si parandalojmë dot, vepron frika, frika nga dënimi. Mendoj që edhe dënimi me vdekje duhet të ridiskutohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb