Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur nga gazetarës pas Asamblesë së PS për Fatos Nanon teksa ka nënkuptuar se ish-kryetari i PS s’ka pse të kandidojë për deputet.

Rama thekson se Nano është lider historik dhe ç’ka pasur për të dhënë ia dha PS. Teksa tani zbulon se Nano i jep këshilla Ramës dhe PS falë eksperiencës së tij.

‘’Fatos Nano s’ka nevojë të kandidojë, është lider historik i PS. I ka dhënë çka patur dhe tani jep me zemërgjërësi eksperiencën e tij me këshilla. Siç do bëj unë kur mos jem më kryetar. Dhe s’ka pse të bëjmë audiencë me lajme të tilla pa lidhje. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb