Për herë të parë pas 11 vitesh, Jose Mourinho u rikthye në “San Siro” por Inter i rezervoi një surprizë të hidhur duke i likuiduar nga Kupa e Italisë. Ekipi i Inzaghi reagoi shpejt pas humbjes në derbi, ndaj verdhekuqve siguruan një fitore të pastër 2-0 duke mos e vendosur për asnjë moment në dyshim kualifikimin për në gjysmëfinale.

Vetëm dy minuta lojë i mjaftuan Edin Dzeko për të ndëshkuar ish ekipin e tij, një asisit i Perisic dhe një goditje fluturimthi i boshnjakut. Nën shok, Roma u përpoq të rikthehej në lojë por Alexis Sanchez me një perlë në fillimin e pjesës së dytë dyfishojë shifrat. Marash Kumbulla u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 46-të: “Nuk bën gabime dhe ndalon si të mundet manovrat zikaltër, nota 6”, nga lojtarët e prapavijës më të vlerësuar në radhët e Romës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb