Rey Manaj vendosi të ndryshonte ambient, verën e shkuar befasoi jo pak duke zgjedhur të transferohej në Angli tek ekipi i Watford. Gjerat nuk shkuan sipas parashikimeve, Manaj e kishte të vështirë të gjente hapësira, ndërsa një dëmtim e ndërlikoi edhe më shumë statusin e tij.

Në mënyrë të papritur, emri i Manaj po lakohet fuqishëm në këto orë të fundit të merkatos për një transferim në Serie A. Klubi i Udineses e ka vendosur në listën e dëshirave sulmuesi kuqezi, Manaj mund të transferohet në orët e fundit, gjithnjë nëse nga ekipi largohet Nestorovski.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sulmuesi maqedonas kërkohet nga Sampdoria dhe nga disa klube në Serie B. Manaj nuk do ishte kundër një rikthimi në Serie A në një kohë kur te Watford është aktivuar vetëm në 7 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb