Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendez kanë filluar që tani të mendojnë për ekipin e ri ku 37- vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, Mendez ka arritur të bindë manjatin rus të Chelsea-s, Roman Abramovich dhe ky i fundit do të bëjë një ofertë ‘big’ 120 milionë euroeshe në fund të këtij sezoni

Juventusi nga ana tjetër ka shansin për të shitur Ronaldon me një shifër të majme pasi nëse e mban deri në verën e ardhshme atëhere portugezi do i ikë ‘free’ pas përfundimit të kontratës.

Transferimi tek Chelsea do të ishte një rikthim i bujshëm i Ronaldos pas 11 vitesh në Premier League, aty ku e la me rivalët e londinezëve, Manchester United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb