Deptuetja e zgjedhur e PD,Albana Vokshi ritakon pas 18 vitesh kolegëtme të cilët studioi në Univesitetin e Kolumbias në New York.
Në takimin e moderuar nga vetë Vokshi morën pjesë studentë të cilët ishin pjesës se Klasës 2003.

Deputetja shprehet shumë e lumtur që arriti të mbledhë bashkë studentët me të cilët kaloi bashkë një eksperiencë në SHBA duke ndarë kujtime të bukura me shumë nostalgji.

Ajo ka përmendur disa prej tyre dhe arritjeve që kanë korur ata ndër vite.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI
Rikthim në kohë, Columbia University in the City of New York – Klasa 2003 (MPA Program in Economic Policy Management, School of International & Public Affairs – SIPA).
18 vjet pas studimeve master në #ColumbiaUniversity për Politikat Ekonomike Menaxhuese Publike
pata kënaqësinë të drejtoja takimin onlinë të kursit tonë fantastik. ?
Shumë kujtime të bukura, shumë nostalgji, shumë krenari për aritjet tona. Një ritakim në kohën e duhur si për t’i treguar njëri-tjetrit për familjet dhe karrierën në administratën publike, në politikë, institucione ndërkombëtare financiare, organizata të rëndësishme ndërkombëtare . Histori të ndryshme nga disa cepa të globit, histori të suksesshme dhe shumë prej tyre frymëzuese.
Faleminderit @DavidCauglin, Drejtor i Asociuar në Columbia University për organizimin e takimeve të klasave ndër vite, si dhe takimet rajonale tematike. Por ky postim nuk do të ishte i plotë, nëse nuk ju njoh shkurtimisht me disa prej studentëve të Klasës 2003, me pjesën më të madhe të se cilës u ritakuam online pas 18 vitesh dhe besoj do të takohemi sërish me shumë kënaqësi!
Santiago Pena (Paraguaj) me eksperiencë në fushën akademike, në ekzekutiv, politikë, sektorin privat. Disa vite Ministër i Financave, kandidat për president në zgjedhjet e 2022 në Paraguaj.
Yeshey Selden (Butan), e para grua drejtuese e një kompanie publike në vendin e saj.
Hernan Lopez (Argjentinë), me eksperiencë në sektorin financiar, capital and stock marrket, tani me një post dtejtues në bankën JP Morgan, dega Neë York.
Tishka Francis (Bahamas), në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë të OKB, në ndihmë të vendeve në zhvillim.
Mehmet Gunek (Turqi), kryesisht i anagzhuar në sektorin privat në tregun financiar;
Josee Munyatuganda (Ruanda), në Bankën Qendrore e më pas drejtuese e një programi të CHemonics në mbështetje të grupeve të vogla për gjenerimin e të ardhurave;
Murat (Ufuk) Yilmaz (Turqi), me eksperiencë në sektorin publik (Ministria e Kulturës) e privat në kompani investimesh, real estate, muzeume etj.
Hayden Manzano, (Trinidad and Tobago) këshilltar i Ministrit të Financave
Cristina Aristizabal Caballero (Kolumbi), eksperiencë në sektorin publik, si dhe pranë zyrës së Presidebtit dhe kryebashkiakut të Bogotas, aktualisht e angazhuar në një kompani konsulence private
Jorge Duarte (Kepi i Gjelbër) kryesisht në sektorin privat: telekomunikacion, turizëm, pasuri të paluajtshme. Aktualisht drejtues i Kompanisë së Menaxhimit të Aeroportit.
Miguel Paradones (Mexico), i angazhuar në sektorin privat, themelues dhe investitor kryesor në strukturuar dhe ekzekutimin e investimeve mln dollarë në Amerikën Latine dhe Caribbean.
Miran Pleterski (Slloveni) – eksperiencë në sektorin privat dhe publik, konsulencë për kompani private.
Mauricio Castro (Meksikë), këshilltar në Ministrinë e Financave
Sadna Gupta (Ibdi) disa vite konsulencë në OKB dhe Bankë Botërore. Aktualisht dedikuar mësimit të yogga-s.
Shumë e nderuar dhe e kënaqur që moderova ruinionin e klasës 2003, PEPM, SIPA, #Columbia University.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb