Etrit Berisha mund të jetë portieri i ri i Torinos. Gardiani shqiptar duket se do të largohet nga SPAL për t’u rikthyer në Seria A.

Në fakt torinezët deri tani kanë shfaqur vetëm interes për portierin i cili ka pasur mjaft eksperiencë në futbollin Italian pasi ka luajtur më parë për Lazio dhe Atalanta prej vitit 2013.

Në moshën 32-vjeçare Torino mund të ketë një portier me eksperiencë, ndërkohë që Berisha duket shumë larg kombëtares shqiptare pasi Selmani është parë si zbulim i ri i Rejas kurse pritet edhe rikthimi i Thomas Strakoshës.

Për Torinon ka luajtur edhe një portier tjetër shqiptar më parë, Samir Ujkani vendin e të cilit tek Shqipëria e mori Berisha në 2012.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb