Intelektualë, miq, të afërm dhe dashamirës të librit, janë bërë së bashku në teqenë e Baba Aliut, në Turan të Tepelenës, për promovimin e librit të autorit Ethem Ruka. Profesor Ruka, prej vitesh rektor i Universitetit “Luarasi” vjen kësaj here jo si një autor librash studimorë, por me një libër autobiografik për vendlindjen e tij Turanin.

Et’hem Ruka, autor i librit- Unë vendosa të shkruaj një libër për vendlindjen time për Turanin tim të dashur si një obligim I fillimit të jetës time të udhëtimit tim. Ne kemi lindur në këtë shpat kodre dhe unë e di mirë që truri i njeriut formatohet 7-8 vjetët e para por unë nuk qëndrova gjatë këtu vetëm 14 vite pastaj jam larguar për të kaluar në stacione të tjera por vendlindja mbetet dashuria më e madhe për njeriun. Sipas meje, kush largohet dhe nuk e kthen kokën mbrapa kush nuk e respekton vendlindjen për mua është një qënie pa identitet.

Eventi u zhvillua në oborrin e teqesë së Baba Aliut, një vend që zë një hapësirë të rëndësishme sa në jetën e autorit, po aq edhe në veprën e tij. Botimi prej 160 faqesh është një rrugëtim nëpër rrugët dhe shtëpitë e vendlindjes, të pasuruar me ngjarje, histori dhe personazhe.

Et’hem Ruka, autor i librit- Unë jam njeri që jam marr me shkrimin akademik dhe po më pëlqente shumë të shkruaja jo për vete as të bëja historinë e Turanit as të përmendja emra por thjesht një trast të vogël mbresash të cilat janë brumosur thellë në ndërgjegjen time dhe që do vdesin bashkë me mua.U mundova ti sjell por nuk ishte e lehte të shkruash gjëra të tilla duhet të jesh i vërtet nqs nuk je i vërtetë dështimi është i sigurt këtë mësim ma ka dhënë Dritëroi i madh, i cili kur diskutonim njëherë për librat autobiografik tha nqs nuk je i vërtetë mund të hidhesh në erë.

Libri “Rikthim në vendlindje” për kreun e bashkisë Tepelenë, Termet Peçi, dhe per Aleksandër Cipën, kreun e unionit të gazetarëve, na kthen pas në kujtime.

Termet Peçi, kryetar i Bashkisë Tepelene- Profesori këtë mall e përcjell me mjeshtërinë prej shkencëtari që e karakterizon duke e përjetësuar kujtesën historike të paraardhësve dhe të brezave para nesh e brezat që do të vijnë do të gjejnë midis rreshtave të këtij punimi zërin koshiencën dashurinë konceptin dhe idealet për punën që profesor Et’hemi ka bërë për vendlindjen.

Aleksandër Çipa, kryetar i unionit te gazetareve- Vendlindjet tona edhe pse zbrazur nga njerëzit kanë një gjë gjeniale kanë atë gjurmën që e kanë lënë paraardhësit tanë.Profesori n aka dhënë një shembull në librin e tij për këtë e falenderoj.

Ago Nesha, Kryetar i shoqates Laberia- Me këtë vepër dhe me këtë promovim që bën sot në vendlindjen e tij është një mesazh shumë i madh për të gjithë ata njerëz të cilët janë larguar nga vendlindja e tyre dhe një pjesë e tyre harrojnë të kthejnë dhe kokën mbrapa për ta kujtuar atë qoftë dhe me një mesazh të vogël.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës dhe zv.rektori i Universitetit të Gjirokastrës thanë se libri u zgjoi nostalgji për vendlindjen.

Tonin Gjuraj, rektor i UET- Më ka prekur shumë ky aktivitet sot natyrisht bëhet fjalë për një djalë të këtij fshati të Turanit, por në fakt për një personalitet të shkencës shqiptare dhe akademisë shqiptare.ish ministër një personalitet i të majtës shqiptare, i cili ka ditur të ndërtoj dhe marrëdhënie njerëzore të jashtëzakonshme. Une e falenderoj atë dhe përfaqësuesit e Teqesë në Turan.

Jaho Canaj, zv rektor UGJ- Risia e këtij libri qëndron sepse profesor Et’hemi del nga vetvetja nga një shkrimtar i tipit akademik ai sot na vjen si një shkrimtar letrat historik duke na dhënë një libër që flet për ngjarje që janë të izoluara në pamje të parë që zhvillohen në Turan,Tepelenë.

Një pjesë të librave, autori ia dhuroi bibliotekës së teqesë. Dervish Mikeli, në rolin e të zotit të shtëpisë foli për rëndësinë e librave në zhvillimin e shoqërisë, ndërsa kujtoi edhe lidhjet dhe kontributin e familjes Ruka në fenë bektashiane.

Dervish Mikeli- Në këtë teqe është rritur edhe profesor Et’hemi të cilin e përshendesim në këtë event për promovimin e këtij libri sepse dituria është një armë në dorë thotë profeti Muhamed për të luftuar injorancën dhe ligësinë.

Vlerësime libri mori edhe nga Baba Mondi dhe Hysen Ali Hormova.

Baba Mondi- Haxhi Bektashi thotë profesor E”themi kush nuk shndrin në rrugët e jetës si një diell i vogël nuk ka si të perëndoi si një diell i madh dhe ti je një figurë e tillë që I ke dhënë popullit shqiptar dhe do ti japësh me jetën tënde me punën tënde me veprat e tua dhe kjo na nderon të gjithëve neve.

Sheh Hysen Ali Hormova, kryetar i Tarikatit Halveti të Shqipërisë- Çdo njeri është një libër secili atë libër e shkruan vetë dhe çdo jetë e njeriut është një faqe libri. Et’hem Ruka jo vetëm që e ndriçon jo me veprën e sotme por me qënien e tij. Zoti e provoi dhe e futi në një pellg njerëzish që ishin jo me vlerë, por me antivlera, ai rezistoi dhe e hodhi lumin tej.

Muzika polifonike ishte ajo që pasuroi e entin, me zërin e të mirënjohurit Goliku, që përshëndetjen e vet e përcolli me këngë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb