ITALI

Mediat italianë shkruajnë se Antonio Conte mund të jetë trajneri i ri i Arsenalit. Që me ndeshjen e parë, pozitat e Artetës në krye të stolit të Topçinjve janë tronditur rëndë dhe duket se londinezët po kërkojnë një trajner të ri.

Conte momentalisht është me pushime, por ende nuk e ka gjetur ekipin për sezonin e ri. Muaj më parë ai refuzoi Totenhamin, teksa tashmë kërkohe sërish nga një skuadër e Londrës teksa më parë ka drejtuar Chelsean.

Në rast se Conte shkon tek Arsenal ai do të kërkojë edhe të marrë Lautaron. Ky është një lajm i keq për Inter që pasi humbi Lukakun, mund t’i ikë dhe ylli i sulmit ndërsa ka transferuar Edin Dzekon i cili është 35 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: