Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj dha një intervistë për mediat pas triumfit 2-0 me Kukësin.

“Si sulmues që jam goli është i rëndësishëm, por pas dy humbjeve 3-pikëshi është shumë i rëndësishëm dhe gjithmonë e kam thënë që pak rëndësi ka kush shënon, e rëndësishme është fitorja pasi edhe golat shpresoj të vijnë shpejt edhe për mua. Ndjesi e veçantë është ky rikthim, e ndjej kudo, në Shkodër e ndjej mbështetjen nga të gjithë dhe shpresoj që gjërat të na ecin dhe në fund të sezonit të gëzojmë të gjithë. Ndeshja me Tiranën është shumë deçizive për ne, të gjithë e dimë diferencën që kemi, ata vijnë në Shkodër, ne do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve pasi fituam sot dhe do të jemi në harmoni, kjo do të jetë një sfidë që do të hapë titullin.

Nuk jam në presion, pasi si sulmues që jam dëshira është të shënoj sa më shumë, por e rëndësishme është të bëj punën time, të ndihmoj skuadrën sa më shumë dhe të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe kush e kupton futbollin golat janë specifikë tjetër. Goli sigurisht është çështja e sulmuesit, por jo gjithmonë është ashtu. Që nga fillimi mbështetja ka qenë shumë e madhe si në qytet, nga shokët e ekipit dhe atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Nuk mbetet asgjë tjetër veçse të punoj sa më shumë dhe tua shëprblej me gola, ndeshje të mira dhe me 3-pikësha sa më shumë të kemi mundësi”, u shpreh Balaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb