SPANJA

Carlo Ancelotti mund të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Do të ishte një rikthim i madh në stolin e ‘Los Blancos’ për italianin i cili pati sukses në vitet 2013-2015.

Mediat e huaja thonë se në orët e ardhshme mund të ketë dhe një vendim përfundimtar tek Real Madrid pas dorëheqjes së Zinedine Zidane.

Ancelotti nuk është trajneri i vetëm që po diskutohet për stolin e madrilenëve, në radhë janë dhe Allegri, Conte, Pochettino, Raul Gonzalez dhe Xabi Alonso.

Momentalisht Ancelotti është trajner i Everton  në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb