Arsene Wenger mund të rikthehet si trajner pas 3 vitesh pushim. Zvicra pas largimit të Petkoviç kërkon një teknik i cili mund ti sigurojë kualifikimin në botërorin Katar 2022.

Francezi është 71 vjeç, por eksperienca e tij është e bollshme edhe pse nuk ka drejtuar kurrë një përfaqësuese të futbollit.

Wenger është i njohur për 22 vitet në krye të pankinës së Arsenalit ku e la dhe për herë të fundit.

Tashmë ai ka një rol në FIFA, por edhe pse në moshë të thyer mund t’i rikthehet sërish profesionit të vjetër ku la gjurmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb