Në “San Siro”, Inter-Roma diskutojnë ndërmjet tyre një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Kjo është sfidë shumë e rëndësishme në çdo aspak, të dy ekipet kërkojnë të ringrihen në Kupë pasi një fundjave jo pozitive. Mbi të gjitha kjo është një sfidë e veçantë për Jose Mourinho që për herë të parë pas 11 vitesh, që kur i dhurojë Inter “tripletën” e famshme, rikthehen në “San Siro” si rival. Afro 30 mijë tifozë pritet ti dhurojë teknikut portugez një pritje speciale, kurrë nuk e kanë harruar.

Kjo është një sfidë e veçantë edhe për Simone Inzaghi, një derbi, pasi tekniku i Inter ka kaluar jo pak por plot 22 vite tek Lazio, fillimisht si lojtar e më pas si trajner.

Inzaghi pritet të bëj një rotacion të lehtë në këtë sfidë duke pasur në mendje edhe ndeshjen e radhës në Serie A, atë kundër Napolit. Pritet të pushojnë De Vrij, Dumfries dhe Dzeko që do ti lënë vendin D’Ambrosio, Darmian dhe Sanchez ndërsa Perisic pritet të shtrëngoj dhëmbët.

Mou rigjen më në fund Pellegrini, i rikuperuar, por nuk pritet të jetë titullar ndërsa dyshja e sulmit është e konfirmuar, Zamiolo-Abraham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb