Mjaftoi një shkëndijë, një mundësi e vetme për një rikthim të bujshëm në Madrid për të bërë që tifozët e Realit të ëndërrojnë për të parë sërish C.Ronaldo me fanellën e bardhë. Vetëm fjalët e Zidane pak ditë më parë nuk mjaftojnë për të vënë në jetë një rikthim të tillë, për më tepër që edhe Juve e Ronaldo duken të bindur për të respektuar kontratën e tyre deri në fund. Nëse operacioni CR7 është thuajse i pamundur, spanjollët kanë kthyer vështrimin nga një tjetër ish, i larguar pak kohë më parë. Theo Herandez shpërtheu në Milano duke befasuar jo pak edhe drejtuesit e Real Madrid të cilët e lanë të lirë në 2019 për 20 milion euro.

Hernandez
Hernandez

Sipas “Don Balon”, drejtuesit e Realit kërkojnë ta kthejnë sërish në Madrid, për ketë janë të gatshëm të paguajnë 50-60 milion euro, për Milan kjo do të ishte një lëvizje me shumë bonuse pasi do të përmirësonin balancat ekonomik. Një tjetër çështje që kërkon një zgjidhe të shpejtë në Madrid është edhe ajo e kapitenit Sergio Ramos, i pyetur për një rinovim të mundshëm, Ramos u shpreh shkurtimisht: Nuk mund të flas, kur të ketë të reja do t’iu njoftuar”, shpjegoi qendërmbrojtësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb