ANGLI

Chelsea kërkon të bëjë një çmenduri në merkato për të blerë një nga sulmuesit më në formë të kontinentit, Romelu Lukakun.

Belgu ka qenë pjesë e Chelsea-s nga 2011 deri në 2014, por blutë e Londrës e larguan tek Everton.

Atëhere në moshën 18-vjeçare Chelsea e bleu Lukakun për 18 milion euro, dhe e shiti tek Everton për 28 milion euro.

Kurse tani Chelsea është gati të paguajë për 27-vjeçarin deri në 105 milion paund, i cili do të bëhej dhe transferimi më i shtrenjtë në epokën e Abramovich dhe gjithë historisë së klubit.

Duket se Tuchel kërkon një sulmues bomber pasi edhe pse Chelsea me gjermanin po zhvillon një pjesë të dytë sezoni fantastik, i mungon një sulmues golashënues. Werner, Abraham dhe Giroud nuk po shfaqen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb