Rikthimi i Diego Costa-s tek Atletico Madrid ka rritur shpresat e Manchester United për të nënshkruar me Antoine Griezmann merkaton e ardhshme ,madje një burim pranë “ESPN” bën me dije se gjigandet angleze kanë gati 100 milion euro për Atletico-n.

Francezi u përfol shume që këtë verë për një transferim në “Old Traford” si përforcim cilësor edhe për rikthimin në “Champions Lige”, por pengesë u bë bllokimi i merkatos së Atletico-s nga UEFA dhe klubi nga Madridi nuk mund t’ia lejonte vetes largimin e yllit të ekipit.

Por me ardhjen e Diego Costa-s mund të ndryshojë çdo gjë në Madrid pasi spanjolli mund ti siguroi klubit golat që deri më tani ia siguron Griezmann, po ashtu në Janar 2018 dënimi i UEFA-s do të ketë mbaruar!

Palët mbeten akoma admiruese të njëra-tjetrës edhe pas asaj tentative të dështur të verës. Dhe duke marrë parasysh admirimin e Mourinhos për Griezmann ,lëvizja e tij drejt Manchester-it duket çështje kohe!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb