Talebanët kanë varur një trup të pajetë në sheshin kryesor të qytetit perëndimor afgan, Herat.

Sipas “Associated Press” ky veprim mund të jetë shenjë për kthimin e metodave të vjetra të grupit.

Wazir Ahmad Seddiqi, i cili ka një farmaci në skaj të sheshit, i tha agjencisë “Associated Press” se katër trupa u sollën në sheshin kryesor dhe tre të tjerë në pjesë tjera të qytetit për t’i shfaqur publikisht.

Seddiqi tha se talibanët njoftuan se katër trupat e shfaqur në shesh ishin të personave që ishin kapur duke marrë pjesë në një rrëmbim dhe u vranë nga policia.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb