TIRANE

Arjola Demiri, ish-Missi nga Tropoja, e cila pasi përfundoi Universitetin e Arteve në Tiranë i ka munguar për një kohë të gjatë skenës.

Pasi rriti fëmijët që tashmë janë, 13 vjec, 12 vjec dhe 8 vjeç e nisi një jetë të re në Prishtinë, Arjola Demiri vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit. Tashmë Arjola e rikthyer në Tiranë është përkushtuar karrierës së saj si aktorë. Viti 2019 ka qenë mjaft i sukseshëm për të. Në një intervistë për emisionin “Chic” me gazetaren Fjodora Fjora në News 24 ajo tregon si ka qenë viti 2019 dhe projektet e reja për 2020-ën.

Si ka qenë viti 2019 për ty?
“2019-ta ka qenë një vit shumë i suksesshëm në karrierën time, e kam startuar më monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, më pas mora pjesë edhe në festivalin Monoakt të monodramave në Pejë, ku fitova dhe çmimin si aktorja më e mirë. Pas kësaj në qershor-korrik kam pasur premierën e një shfaqje në Ferizaj “Nata e Gretës”, e cila u mirëprit shumë mirë kishte vlerësime pozitive për rolin tim edhe për shfaqjen në tërësi, një dramë shumë e dhimbshme. Në muajin gusht kam qenë e impenjuar me filmin e Ermal Mamaqit “A love Tropoja”, më pas direkt kam nisur xhirimet e një telefilmi për televizionin shqiptar, “Njerka” me Leka Bungon regjisor. Më pas erdhi dhe “Portokallia” dhe më pas shfaqja “Kopshti me dallëndyshe” që ishte qershia mbi tortë për ta mbyllur këtë vit.

Ky vit kulmon me dy momente, i pari kur ti interpreton në shfaqjen “Kopshti me dallëndyshe” kur ti ke rolin e një psikologe?
Kam rolin e infermieres që është një gardiane që vëzhgon gjithë kohës këta të sëmurë psikik, është e rreptë është e ashpër, ka shumë pak momente pozitive. Ishte një rol që e pranova me kënaqësi, ishte nder të luaja në krah të Mehdi Malkës dhe Naun Shundit.
Le të flasim pak për këtë shfaqje. Është me regji të Kiço Londos, është historia e trishtë e disa personazheve të cilët janë të mbyllur në një çmendinë në një botë ku duket se e çmendura është ajo dhe ata janë viktimat. Ata luftojnë më botën që përfaqësohet nga gardiania dhe infermierja. Sa e vështirë është të interpretosh në një shfaqje të tillë që të mos përcjellë mesazhin e gabuar?
Ka qenë shumë e vështirë edhe për t’u futur në thelbin e personazhit tim. Gjatë provave ka qenë shumë e vështirë dhe kur futesh të analizosh të gjithë personazhet sheh që ata kanë probleme shpirtërore. Shfaqja kishte premierën më 23 dhjetor, 24 dhe ditën e Krishtlindjeve e festuam në skenë.
Si ishte përjetimi i publikut, sigurisht që në fund të ditës ajo është një komedi dhe deri diku përpiqet të japë një mesazh deri diku të këndshëm sepse jemi në prag festash.
Publiku e ka mirëpritur shumë mirë, më datë 25 kishte një mbingarkesë të sallës.
Çfarë pret nga viti 2020-ta ?!
Në vitin 2020-të nuk do të jem më një aktore anonime për regjisorët dhe artistët që nuk më njohin. Pres më shumë nga 2020-ta, duke qenë se jam afirmuar plotësisht si aktore.
Çfarë do të ndodhë me Kosovën? E mendon ndonjëherë të rikthehesh me ndonjë produksion?
Me Kosovën jam aktualisht, po merrem me dy filma njëri me metrazh të gjatë tjetri me metrazh të shkurtër ku jam dhe protagoniste. Nuk dua të shkëputem sepse dialekti tropojan me atë kosovar është shumë i përafërt dhe unë mund të bëj si role në dialektin letrar ashtu edhe mund të bëj role në Kosovë me dialektin kosovar. Nuk dua të shkëputem sepse unë rrënjët shpirtin zemrën i kam në Kosovë, duke qenë se dhe ata më dhanë mundësinë të afirmohem si aktore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: