Rikthimet janë gjithmonë të bukura. I tillë ishte edhe ai i Roy Hodgson, i cili bëri prapakthehu dhe vendosi të trajnojë sërish një skuadër. Trajneri më i vjetër në historinë e Premier League, 75-vjeçari Hodgson ka marrë frenat e Crystal Palace dhe në një intervistë tregon pothuajse…gjithçka.

“Pranova për të dalë në pension, kështu që për ta thënë. Njësoj siç bëjnë të gjithë. Ecja rrugëve dhe njerëzit më pyetnin nëse po e shijoja realisht pensionin…

Në të njëjtën kohë, e ndjeja se nuk ndihesha aq i vjetër sa për të dalë në pension. Realisht ndihesha ashtu.

E di që jam i vjetër, e konfirmon edhe certifikata ime e lindjes, por brenda meje ndihem ndryshe.

Çfarë dua? Energji dhe entuziazëm nga skuadra. Duhet të më bindin se e kanë të qartë seriozitetin e situatës ku ndodhemi. Dua një skuadër që nuk rresht kurrë së besuari”, theksoi Hodgson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb