GREQI

Zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias gjatë një vizite në Janinë ka deklaruar se kufiri me Shqipërinë nuk hapet.

Hardalias tha se Greqia është e interesuar për ekonominë dhe hapjen graduale, por përkundër vizitorëve që do të hyjnë në Greqi duhet vëmendje dhe për mbrojtjen e popullatës greke.

Po ashtu, Hardalias tha se edhe kur të hapet kufiri tokësor me Shqipërinë do të kryhen testime për koronavirusin.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’i mbajtur protokollet në të gjitha portat e hyrjes, për të pasur personelin e kërkuar, në mënyrë që të kontrollojmë në mënyrë të sigurt. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë disponim apo vullnet për ndonjë zbritje “- tha Hardaliasj.

Ka një recesion, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të ndjekim masat. Mburoja jonë është të mbajmë masat “.- shtoi zv.ministri grek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb