Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur rikthimin e mjekut Ilir Allkja në detyrë, gjë të cilën e paralajmëroi vetë në profilin e tij zyrtar në FB.

Meta shprehet se asnjë shqiptar nuk është i tepërt dhe se është më mirë një kritikë më shumë se një i sëmurë më shumë duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë për shëndetin e çdo qytetari.

Tre ditë më parë mjekut i Urgjencës së QSUT Ilir Allkja u shkarkua nga detyra pasi denoncoi mungesën e veshjeve të posaçme për personelin shëndetësor që të mbroheshin nga COVID-19.

STATUSI I ILIR METËS

Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb