Neymar prej më shumë se 1 jave ndodhet në Brazil, aty ku ka kryer operacionin në këmbë që pritet ta mbajë jashtë fushave për 3 muaj. Braziliani pas një reflektimi sipas mediave spanjolle ka vendosur që të mos kthhet më në Francë për të luajtur me klubin e Paris SG, pasi e ka kuptuar se nuk mund të fitohet në arenën ndërkombëtare.

Si rrjedhojë kanë lindur edhe shumë spekulime mbi të ardhmen e 26-vjeçarit ku një opsion është rikthimi i tij të Barcelona, edhe pse në pamje të parë duket shumë i vështirë.

Për këtë arsye mediat i kanë shkëputur një prononcim blerjes më të shtrenjtë të klubit katalanas, Coutinho-s, i cili në janar la Liverpool-in për spanjollët.

“Shpresoj që ai të rikthehet. Kam luajtur më atë në ekipin Kombëtar, është një privilegj. Do të ishtë diçka e madhe për ne.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb