Ernesto Valvderde ka  komentuar për herë të parë spekulimet për rikthimin e Neymar në Barcelonë. Valverde është shfaqur në konferencë para ndeshjes me  Sevillën.  I pyetur për kthimin e mundshëm të Neymar, spanjolli ka patur këtë përgjigje.

“Janë spekulime të mediave. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Është e vështirë të flasim tani, por do të shohim” ka thënë trajneri katalanas. Trajneri spanjoll ka folur gjithashtu edhe për lëndimet që ka në skuadër dhe rikthimin e mundshëm të tyre.

“Umtiti e Vermalen nuk janë të gatshëm për t’u aktivizuar. Nuk e di kur do të kthehen. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë shpejt, por nuk jam doktor dhe s’mund të jap ndonjë datë. Luajm ndaj skuadrës kryesuese dhe të gjithë e kemi marrë me seriozitet të plotë këtë sfidë. Kemi provuar disa formacione, por ende nuk kemi vendosur për 11-shen startuese” ka thënë Valverde.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb