Zëvendëspresidenti i Barcelonës Jordi Cardoner ka mohuar se klubi po bën një lëvizje për rikthimin e Neymar këtë verë. “Është e saktë që Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë, por Barcelona nuk po mendon për nënshkrimin e Neymar-it”, tha Cardoner.

“Kjo çështje nuk është për diskutim. Ka shumë gjëra që nuk i pëlqejmë për largimin e tij [në Paris Saint-Germain], shumë gjëra për të zgjidhur, ne nuk kemi nënshkruar me askënd, kemi shumë lojtarë të tjerë që duan të luajnë për Barcelonën.

“Nuk më habit fakti që Neymar dëshiron të rikthehet. Ka ndodhur edhe më parë me lojtarë të tjerë si Fabregas, Pique. Disa largohen dhe më pas kthehen. Neymar është një lojtar i madh, por duhet të kini parasysh rrethanat që kanë të bëjnë me largimin e tij për të ditur nëse këto parashikime do të realizohen një ditë”, u shpreh Cardoner.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: