Kthimi i Mauricio Sarrit në pankinën e Lacios ka ndryshuar plotësisht dinamikat në klubin bardhekaltër. Sipas mediave italiane, kjo ndryshon edhe situatën lidhur me të ardhmen e Elseid Hysajt.

Mbrojtësi ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Lacion dhe për shumëkënd, ishte pranë lamtumirës, po të mos ndodhte ndryshimi në pankinë me largimin e Baronit dhe kthimin e Sarrit.

Tani, bëhet e ditur se qëndrimi i tij është i sigurt, të paktën për këtë vit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për rinovimin e kontratës.

Hysaj është futbollisti më i besuar i Sarrit, me diferencë të thellë nga çdo lojtar tjetër.

Rezulton se Hysaj ka luajtur 346 ndeshje nën drejtimin e teknikut italian në klubet e Empolit, Napolit e Lacios, Shifra këto që vërtetojnë se sa shumë Sarri beson tek mbrojtësi Shkodran.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: