Edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e Bashës për t’u rikthyer në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

Soreca thotë se ky vendim i liderit të PD për të përfunduar ‘Zgjedhoren’ i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë si dhe kontribuon në përfundimin e Reformës pa vonesa.

 

STATUSI NGA SORECA

Përshëndesim Lulzim Bashën.
Vendimi për të rifilluar punën ndër-partiake në #ElectorReform në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të ?? dhe kontribuon në përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesë të mëtejshme, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Këshilli Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb