Juventus-Crotone ishte ndeshja ideale për ta parë në fushë, një sfidë me një koeficient jo të lartë vështirësie, por Andrea Pirlo u detyrua sërish të bëjë pa shërbimet e Paulo Dybala dhe të shpjegojë se rikthimi i tij kërkon ende kohë. Dybala po përjeton vitin e tij më të mirë vështirë, më 8 mars shënoi kundër Inter, më pas u prek nga COVID-19, u rikthye në fushë por u dëmtua kundër Sampdoria, rikthime dëmtime të vazhdueshme, e fundit kundër Sassuolo më 10 janar. Stafi mjekësorë bëri me dije se bëhet fjalë për një dëmtim në gjurin e majtë që do të kërkonte disa javë për tu rikuperuar plotësisht por edhe tani pas më shume se një muaj e gjysmë, sërish Dybala nuk duket, dhimbja vijon të jetë prezent duke u kthyer në një shqetësim të madh për stafin drejtues të “Zonjës së Vjetër”.

Dybala
Dybala

Gjendja jo e mirë fizike dhe dëmtimet e vazhdueshme kanë pasur një ndikim të drejtë për drejtë jo vetëm në fushë por edhe në rinovimin e kontratës: “Kemi folur dhe vazhdojmë të flasim, ky diskutim do të vijojë edhe në muajt e ardhshëm”, u shpreh Paratici. Kjo deklaratë e drejtorit sportiv tregon se drejtuesit e Juves përpara se bëjnë një tjetër hap kërkojnë të kuptojnë fillimisht nëse mund të mbështeten tek Dybala i dikurshëm, një lojtarë që i ishte i aftë të zgjidhte ndeshjet me një magji.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb