Karim Benzema do të jetë zyrtarisht pjesë e ekipit të Francës në Europianin e këtij viti. Ai u përjashtua në vitin 2015 për shkak të akuzave që u ngritën ndaj tij për një shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit Matheë Valbuena, por pas 6 vitesh duket se gjithçka është harruar.

Benzema rikthehet si sulmues kryesor në përfaqësuesen e vendit të tij teksa shprehet se është krenar për këtë kthim dhe për besimin që i është dhënë.

Po ashtu ai falenderon familjen, miqtë, klubin dhe gjithë ata që gjithmonë e kanë mbështetur e i kanë dhënë forcë.

 

STATUSI NGA KARIM BENZEMA

Krenar për këtë kthim në ekipin e Francës dhe për besimin te unë. Faleminderit familjes sime, miqve të mi, klubit tim, për ty … dhe për të gjithë ata që gjithmonë më kanë mbështetur dhe më japin forcë çdo ditë #AllezLesBleus # Euro2021 # Bekuar #AlHamdullilah


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb