Vllaznia dhe Laçi barazuan pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Rastet nuk munguan nga të dyja palët, teksa Latifi dhe Aralica patën mundësi ideale për shkodranët. Në krahun tjetër, Mazrekaj ishte një nga më kërkuesit në fushë në radhët e kurbinasve.Pas 90 minutëshit në Shkodër për mikrofonat e Gol pas Goli foli Shpëtim Duro, pas rikthimit në stolin e Laçit:

 

 

“Unë jam shumë i kënaqur me performancën e ekipit në të gjitha aspektet. Rezultati ishte i pranueshëm pasi luanim me një rival direkt në Evropë. Na penalizuan dëmtimet dhë ndërrimet e detyrueshme. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për Kupë të mërkurën me Teutën.Barazimi sot ishte me vlera. Do ishte ideale fitorja, mundësia ishte. Ngarkesa e madhe psikologjike ishte, nuk kam çfarë ndryshoj. Sot pashë një skuadër ashtu siç kishim punuar këto ditë që unë jam këtu.

Vllaznia është skuadër me shumë potencial dhe i bllokuam pikat e tyre të forta. Djemtë tanë vrapuan shumë. Barazimi na rri mirë.

Rikthimi në pankinë- Nuk është një zbutje. Unë kam thënë që mbaruam atë rezultat historik, luftuam për kampion. Ishin disa probleme që ne prishëm marrëveshjen. Duke pasur parasysh që është skuadra e ndërtuar prej meje në verë, për këtë jam këtu dhe i rikthyer. Për mua është pozitive. Tregon vlerësim për drejtuesit, që kaluan disa situata me trajnerët dhe besuan te mua” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb