Bashkia e Tiranës ka rikualifikuar duke vendosur batanije ekologjike, lloji bari në formë batanije që vendoset për të mbrojtur Parkun tek Liqeni Artificial nga kushtet ekstreme të motit, 15.000 m2 sipërfaqe.

Përfaqësues nga 20 universitete tekniko-kërkimore europiane kanë parë nga afër implementimin e këtij projekti.
“Parku shkëlqen! 15.000 m2 është sipërfaqja që u rikualifikua këto ditë vjeshte me batanije ekologjike! Përfaqësues nga 20 universitete tekniko-kërkimore europiane u njohën nga afër me suksesin e projektit të Brigaid. Batanijet gjeogride janë një risi që jo vetëm e zbukuron, por edhe e mbron Parkun nga kushtet ekstreme të motit. Falenderojmë nga zemra partnerët tanë të AKPT për testimin e projektit në Park!”,- thuhet në njoftimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb