ROSKOVEC

Dalja e VKM -së për shpronësimet e objekteve që preken nga projekti për rikualifikimin e qendrës së qytetit të Roskovecit ka ngritur në protestë banorët. Të mbledhur përpara Bashkisë ata shprehen se nuk janë dakort me vlerën që do të shpronësohen objektet e tyre. Sipas banorëve, vlerësimi i objekteve është  bërë në mënyrë të parregullt.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi sqaron se objektet për rikualifikimin e qendrës së qytetit janë të ndarë në dy kategori, në objekte që janë pa leje ndërtimi dhe në objekte që kanë tashmë dokumentacionin ligjor që vërtetojnë pronësinë.

Aksioni për shembjen e 51 ndërtesave për t’i hapur rrugë rikualifikimit urban të qendrës së qytetit të Roskovecit ka nisur që prej tetorit të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb